Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se kushdo që bashkëpunon me PS nuk mund të ketë vend në Partinë Demokratike.
Gjithashtu ai, një fushatë elektorale e përdor siç e përdori Dash Sula atëherë përjashton veten nga partia por edhe nga organet. Kreu i PD u shpreh qartazi se nuk do të tolerohet bashkëpunimi, sipas tij, i eksponentëve të PD me mazhorancën.
“Nëse në fushatë elektorale në betejë besimi që ta dhanë e përdor si Dash Sula, atëherë e përjashton veten nga partia dhe nga organet. Nëse punon për kandidatë të PS dhe jo për kandidatë të PD duke mbajtur postin që ke, ke mbajtur një qëndrim që ke nxjerrë veten jashtë partie. Dhe nëse ti je në Këshill dhe shkon njëherë në 6 muaj sa për të marrë paratë dhe jo për të mbrojtur interesat e qytetarëve ti shkelmon dhe tradhton ata që të kanë votuar. Nëse je në Këshill dhe përdor pushtetin për të përfituar favore personale, nuk mund të thuash se të kanë votuar qytetarë të Durrësit. Qytetarë të Durrësit të kanë votuar për interesat të tyre jo për personale. Ndaj dhe këta në mënyrë absolute çdo bashkëpunim me PS që qeverinë do të ndahet përfundimisht. Ato kohe kanë marrë fund për PD. Nuk ka asnjë lidhje… Është procedurë e degës që ka kërkuar qendrës dhe qendra ka mbajtur qëndrimin e saj për qëndrimet e tyre dhe jo për fjalët. Pra nëse bën fushatë për PS nuk shkon…”, tha ndër të tjera ai.
Deklarata e plotë e Berishës
Pyetje: Dy ditë më parë nga PD ka dalë një vendim që përjashton nga grupi i këshilltarëve të bashkisë së Durrësit dy emra, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku. Sipas reagimeve të këtyre dy emrave në rrjetet sociale, përjashtimi lidhet me një drekë që ata kanë pasur me Ervin Salianjin apo me mbështetjen tashmë publike që i kanë dhënë atij. Në një reagim tjetër dje, PD sqaroi se bëhet fjalë për shkelje që këta dy emra kanë bërë duke dëmtuar interesat politike të PD. A lidhet përjashtimi i tyre me mbështetjen ndaj Salianjit dhe a do kenë të njëjtin fat të gjithë ata që kanë dalë publikisht në mbështetje të tij? Dhe nëse nuk është kjo arsyeja, cilat janë veprimet konkrete që ata kanë bërë apo lidhjet konkrete që ata kanë pasur, përfitimet e ndryshme që këta emra kanë pasur që ka sjellë përjashtimin e tyre?
Sali Berisha: Së pari, më duhet të them se këtu, para jush, në mënyrë të përsëritur, por edhe para anëtarësisë së partisë në Durrës, këta dy zotërinj janë denoncuar nga Sali Berisha për qëndrimet e tyre antistatutore gjatë fushatës elektorale dhe qëndrimet si këshilltarë të PD-së në këshillin bashkiak të Durrësit. Njëri kryetar, tjetri këshilltar. Pra, ata që pretendojnë se janë ndëshkuar për fjalët, për mendimet, ata mashtrojnë veten dhe mashtrojnë të tjerët. Në mënyrë absolute, jo.
Por ata të cilët ngatërrojnë fjalët dhe mendimet, të cilat në këtë parti kanë qenë dhe do mbeten gjithmonë të lira, me qëndrimet, ata bëjnë një gabim që duhet ta rishqyrtojnë. Nuk ka asnjë lidhje se nuk mund të më citojë kush një deklaratë të tyre. Më thoni ju mua një deklaratë që ata kanë bërë. Jo. Asnjë deklaratë nuk kanë bërë ata. Nuk kam unë një deklaratë. Çdo njeri është i lirë të bëjë çdo deklaratë që do, liria e mendimit është e garantuar.
Por qëndrimet janë qëndrime.
Në qoftë se ti, në fushatë elektorale në betejë, besimin që ta dhanë, sekretar politik dege, e përdor si Dash Sula, atëherë ti e përjashton veten nga partia dhe organet.
Në qoftë se punon për kandidatët e PS, dhe jo për kandidatët e PD duke mbajtur postin që ke, ti ke mbajtur një qëndrim që ke nxjerrë veten vetë jashtë partie.
Cilin kandidat të PS kanë mbështetur ata?
Sali Berisha: Do vij unë aty. Së dyti, në qoftë se ti je në këshill dhe shkon njëherë në 6 muaj sa për të marrë ato lekë, nuk shkon në mbledhje të këshillit për të mbrojtur interesat e qytetarëve, ti tradhton dhe shkelmon ata që të kanë votuar. Apo nuk është kështu?
Në qoftë se ti je në këshill dhe përdor pushtetin si këshilltar për të asfaltuar apo për të përfituar favore personale, nuk është ky pse të kanë votuar qytetarët e Durrësit. Jo, qytetarët e Durrësit të kanë votuar për të mbrojtur interesat e tyre, jo për të zgjidhur çështjet e tua personale. Ndaj dhe këta, asnjë prej tyre, këta të dy, nuk kanë asnjë lidhje me fjalë dhe mendime, por kanë lidhje me veprime, veprime dhe vetëm veprime.
Dhe në mënyrë absolute, çdo bashkëpunim me PS-në dhe qeverinë do të ndahet përfundimisht.
Ato kohëra kanë marrë fund për PD-në njëherë e mirë.
Kështu që, nuk ka asnjë lidhje me ato që thoni ju, le ta lidhin kush të dojë.
Ka një statut që është zbatuar plotësisht për të gjitha.
Është procedurë e degës, i ka kërkuar qendrës dhe qendra ka mbajtur qëndrimin e saj për qëndrimet e tyre, jo fjalët e tyre.
Nuk mund të dënohet kush për mendimin dhe fjalën.
Në qoftë se bën fushatë për PS, në qoftë se përdor pushtetin për qëllime personale, jo, nuk shkon ajo.
E kam thënë këtu tek ju, është nënkryetare e bashkisë në Tropojë, ajo ka ndërtuar një urë në një përrua pranë shtëpisë së vet. Ajo është në gjykatë sot, e ka dërguar PD atë për gjykim.
Ka përdorur pushtetin për interesa personale.
Nuk mund të kemi dy standarde ne.
Jo.
Kjo është shumë e thjeshtë.
Megjithatë, kjo parti ka institucionet e veta, është e hapur. Ata kanë të drejtë të ankohen. Por nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin. Jo, nuk ka asnjë gjë të tillë.
Nuk mund të ketë.
