Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Tepelenës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një terren të thepisur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gusmar–Nivicë, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit është bërë koordinimi i strukturave përkatëse për ndërhyrje në vendngjarje.

Në operacion morën pjesë Policia e Shtetit, Njësia Administrative Kuvelesh, shërbimi i Urgjencës së spitalit si dhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur ndërhyrjen e shpejtë dhe nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga zona e vështirë.

I aksidentuari është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas burimeve, drejtuesi i automjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb