Irani ka shqyrtuar propozimin prej 15 pikash të presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa ka deklaruar se “i konsideron kërkesat të tepërta”, sipas një zyrtari të cituar nga televizioni shtetëror iranian.

Zyrtari tha: “Irani do ta përfundojë luftën në një kohë që e zgjedh vetë vetëm nëse plotësohen kushtet e veta.”

“Irani nuk do të lejojë që Presidenti i SHBA-së Trump të diktojë kohën e përfundimit të luftës.”

Ai shtoi se Teherani i tha SHBA-së nëpërmjet një ndërmjetësi se do të vazhdonte të mbrohej, duke përcaktuar pesë kushte sipas të cilave Irani do t’i jepte fund luftës:

-Një ndalesë ndaj “agresionit dhe vrasjeve”;
-Mekanizma konkretë për të siguruar që Irani nuk do të sulmohet përsëri ;
-Pagesa e dëmeve dhe reparacioneve të luftës ;
-Një fund të luftës në të gjitha frontet dhe për të gjitha grupet e rezistencës të përfshira në të gjithë rajonin;
-Njohje dhe garanci ndërkombëtare në lidhje me autoritetin e Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit.

Deklarata erdhi pasi zyrtarët pakistanezë konfirmuan më parë se Irani kishte marrë propozimin prej 15 pikash të Amerikës për t’i dhënë fund sulmit SHBA-Izrael.

Trump kishte deklaruar se SHBA-të po negocionin me Iranin për një armëpushim, duke thënë se Uashingtoni po fliste me “njerëzit e duhur” në Iran dhe “ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb