Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për të dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt.

Sipas vendimit të gjykatës, shtetasi portugez Ruben Saraiva është shpallur fajtor për vrasjen e Ardian Nikulaj dhe do të vuajë dënimin maksimal të parashikuar nga ligji.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2023 në zonën e Shëngjinit, ku Nikulaj u ekzekutua brenda një lokali.

Hetimet zbuluan se vrasja ishte e mirëorganizuar, ndërsa autorët kishin planifikuar me detaje lëvizjet dhe ekzekutimin e viktimës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb