Shqipëria është gati të shkruajë historinë, ku kërkon kualifikimin për herë të parë në Botëror. Në Play off, kuqezinjtë gjejnë Poloninë me 26 mars në Varshavë. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencë për shtyp para ndeshjes gjysmëfinale.

“Polonia nuk është skuadër që ka posedim topi dominant, por në tranzicione janë të fortë. Dominojnë në pjesë të caktuara të fushës. Ishin vetëm 3 pikë pas Holandës. Janë skuadër të mësuar në Europianë dhe Botëror. Në tranzicion të shënojnë lehtë, sepse kanë lojtarë me cilësi. Është një skuadër më e mirë se një vit më parë.

Muçin dhe Mehmetin i kemi parë të hënën dhe kemi bërë vetëm dy seanca. Është e vështirë për të vendosur si do të jetë zgjedhja. Janë lojtarë të cilët arrijnë të shënojnë. Ne duhet t’i përshtatemi situatës. E dimë që në rast se i hedhim në fushë, mund të bëjnë mirë.”

Unë mendoj se jemi përmirësuar shumë nga viti 2023. Flas për ciklin tim. Nga viti 2023 ka pasur përmirësim, po ashtu edhe Polonia. Kemi pasur dy Europianë. Kemi luajtur disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë atë me Serbinë. Po është një nga ndeshjet më të rëndësishme. A do fle sonte? Prej dy muajsh praktikisht nuk fle…”.

“Skuadra është rritur shumë. Kemi lojtarë që luajnë si sulmues krahu, por edhe në qendër., Varet nga karakteristikat. Duhet t’i përshtatemi situatës. Na mungojnë 2-3 lojtarë, por duhet të përshtatemi me situatën.

Trajneri polak tha se Shqipëria nuk mund të bëjë surprizën? Nuk e di pse e ka thënë këtë. Më është dukur njeri i këndshëm dhe po bën mirë me Poloninë. Ka një ekip shumë të mirë. Por edhe ne jemi skuadër e mirë. Në 2024 kemi një eksperiencë të mirë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Duhet të jemi të përgatitur për më mirë.”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb