E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka ndarë një mesazh në rrjetin social për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin energjetik, duke theksuar se presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale.
“Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
