Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Dibrës, ku një shtetas i huaj ka mbetur i dëmtuar teksa udhëtonte me biçikletë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:30, në fshatin Radomirë, shtetasi polak G.W., 35 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes me biçikletë, duke pësuar dëmtime trupore.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitali i Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:30, në fshatin Radomirë, shtetasi polak G. W., 35 vjeç, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime.

I dëmtuari është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: