Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sonte se po i ndërpret sulmet ndaj centraleve energjetike të Iranit për 10 ditë me kërkesë të qeverisë iraniane dhe tha se bisedimet me Teheranin po shkojnë “shumë mirë”.
“Sipas kërkesës së qeverisë iraniane… po e ndërpres periudhën e shkatërrimit të termocentralit me 10 ditë, deri të hënën, më 6 prill 2026, në orën 8 të mbrëmjes, sipas kohës lindore”, tha Trump në një postim në Truth Social.
“Bisedimet janë duke vazhduar dhe, pavarësisht deklaratave të gabuara që thonë të kundërtën nga mediat e lajmeve të rreme dhe të tjerë, ato po shkojnë shumë mirë”, tha ai.
