Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ishte pjesë në një nga eventet më të rëndësishme të biznesit dhe investimeve në vend, “Match Maker Albania 2”, duke vënë në fokus rolin thelbësor të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare në zhvillimin ekonomik.

Përmes garantimit të rrjeteve të sigurta dhe një mbulimi cilësor në të gjithë territorin, AKEP kontribuon në ndërtimin e një tregu dinamik dhe konkurrues.

Në këtë platformë bashkëpunimi dhe inovacioni, AKEP prezanton:

– kuadrin rregullator të komunikimeve elektronike

– zhvillimet në infrastrukturën dhe shërbimet digjitale

– mundësitë për investime dhe partneritete në një mjedis të hapur dhe konkurrues

 640 0 1774540034xakep Ne Match Maker Albania 2026 Akep Ishte Pjese Ne Nje Nga Eventet Me Te Rendesishme T 1 757
640 0 1774540034xakep Ne Match Maker Albania 2026 Akep Ishte Pjese Ne Nje Nga Eventet Me Te Rendesishme T 1 757

Një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të promovuar një treg gjithnjë e më të zhvilluar.

Matchmaker Albania ka lindur si një nismë e Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe është këtë vit në edicionin e tij të dytë.

 640 0 1774540042xakep Ne Match Maker Albania 2026 Akep Ishte Pjese Ne Nje Nga Eventet Me Te Rendesishme T 6 702
640 0 1774540042xakep Ne Match Maker Albania 2026 Akep Ishte Pjese Ne Nje Nga Eventet Me Te Rendesishme T 6 702

Këtë vit, MatchMaker Albania 2 është ndërtuar mbi katër sektorë kyç që konsiderohen shtylla të zhvillimit dhe inovacionit në vend:

– Future Estate – zhvillimi i pasurive të paluajtshme dhe turizmit, me fokus në projekte të qëndrueshme dhe infrastrukturë moderne mikpritëse.
– Smart Agriculture – modernizimi i bujqësisë përmes teknologjisë dhe rritjes së produktivitetit.
– Digital Horizons – transformimi digjital dhe mbështetja e startup-eve dhe inovacionit teknologjik.
– Power Next (Energy) – investime në energjinë e pastër dhe tranzicionin energjetik.

 640 0 1774540035xakep Ne Match Maker Albania 2026 Akep Ishte Pjese Ne Nje Nga Eventet Me Te Rendesishme T 871
640 0 1774540035xakep Ne Match Maker Albania 2026 Akep Ishte Pjese Ne Nje Nga Eventet Me Te Rendesishme T 871

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb