Ngjarje e rëndë në Greqi! Plot mister është mbushur ngjarja në Sithonia, në rajonin e Halkidiki, pas zbulimit të eshtrave njerëzore në një liqen artificial brenda një kompleksi hotelier në fillim të marsit.

Eshtrat u gjetën më 3 mars gjatë punës për pastrimin e zonës në liqenin artificial të hotelit, ndërsa autoritetet u njoftuan menjëherë për zbulimin. Fillimisht mendohej se ato i përkisnin një personi të vetëm, por ekzaminimi mjeko-ligjor ka nxjerrë në pah të dhëna të reja.

Sipas rezultateve, kockat i përkasin jo një, por dy individëve të ndryshëm, me moshë të ndryshme, dhe besohet se kanë qëndruar në atë vend për një periudhë të gjatë kohore. Një element që shton dyshimet është fakti se eshtrat u zbuluan brenda një valixheje, e cila u gjet gjatë punimeve në zonë.

Deri në këtë fazë të hetimeve, identiteti i viktimave nuk është përcaktuar ende, megjithatë burime paraprake sugjerojnë se njëra prej tyre mund të jetë një grua. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: