Ushtria e Iranit ka paralajmëruar se hotelet që strehojnë ushtarë amerikanë në të gjithë rajonin do të jenë në shënjestër të sulmeve.

“Kur të gjithë ushtarët amerikanë hyjnë në një hotel, atëherë nga perspektiva jonë ai hotel bëhet amerikan”, tha zëdhënësi i forcave të armatosura Abolfazl Shekarchi, duke shtuar: “A duhet të presim dhe t’i lëmë amerikanët të na godasin? Kur të përgjigjemi, sigurisht që duhet të godasim kudo që të jenë”.

Në reagim shtohet se ushtria e Iranit kishte vërejtur forca amerikane duke përdorur vende të ngjashme në Siri, Liban dhe Xhibuti.

Më herët, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi akuzoi ushtarët amerikanë se përdorin njerëz në vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) si “mburoja njerëzore”. ”

Që nga fillimi i kësaj lufte, ushtarët amerikanë kanë braktisur bazat ushtarake në GCC për t’u fshehur në hotele dhe zyra”, tha ai në një reagim në platformën X.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: