Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, I ka quajtur call centerat si një nga sektorët më fitimprurës të krimit të organizuar në Shqipëri.

Dervishi shpjegoi se, ndonwse trafiku i drogës, kryesisht kokainës dhe lojërat e fatit në të zezë mbeten “bahçet” tradicionale të pasurimit, Call Center-at janë bërë një burim i jashtëzakonshëm fitimi. Sipas gazetarit, këto struktura gjenerojnë rreth 500 milionë euro fitim mujor, me afro 25,000 operatorë të angazhuar.

Ai akuzoi se udhëheqësit e policisë dhe politika janë pjesë e mekanizmit që lejon funksionimin e këtyre rrjeteve, duke bërë të qartë se korrupsioni në Shqipëri nuk lidhet vetëm me tenderat e vjedhur nga buxheti i shtetit, por edhe me këto struktura kriminale moderne.

“Në Shqipëri krimi i organizuar fshihet pas trafikut të drogërave, kryesisht kokaina dhe lojërave të fatitit që janë në të zezë. Nëse themi se ku pasurohen më shumë, por janë drogat dhe kontrollin e lojërave të fatit që te ne janë ilegale. Këto janë “bahçet” e krimit të organizuar, por së fundmi po më kristalizohet edhe një fakt tjetër që është Call Center. Nëse besojmë gazetarin italian që ka një fitim mujor prej 500 mln euro, shifër që telendis Shqipërinë dhe e bën ashtu siç do krimi. Flitet për 25 mijë operatorë.

Pyetja e madhe është ku shkon ky fitim, kush është pas Call Center-ave kriminalë? Policia është në dijeni se ku janë dhe mbase edhe i mbron. Sepse gazetarët të paktën lajmëruan policinë, policia nisi operacionin por dikush i ktheu pas. Kemi policinë që zbatoj një urdhër të paligjshëm dhe kriminal. Urdhri vjen nga krerët e policisë. Por politika jonë që ka këtë polici që e vidhka, s’mund të mos përfitojë? Është politika pas policisë.
Në Shqipëri do të thoja që korrupsioni dhe fitimet më të mëdha i ka nga tenderat e vjedhur të buxhetit të shtetit. Janë gëzuar edhe kur ra tërmet se do vidhnin fonde, nuk u intereson që do të vdesin njerëz. E dyta ku përfitohet më shumë janë Call Centerat.

Unë shoh që ka dy goditje të mëdha ndaj Call center-ave që tregon se ka edhe dekonspirim të strukturave. Është modifikuar në polici që nga 2023 dhe sektorët përkatës që të vihen në krye persona të lidhur me këto persona”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb