Më 27 mars 2026, rreth orës 17:30, në fshatin Dushaj të Bulqizës, shtetasi Xh.D., 30 vjeç, dyshohet se, në gjendje të dehur, ka vetëdëmtuar veten me një mjet prerës (thikë).

I riu u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore më të specializuar për gjendjen e tij.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna për faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në incident.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb