Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në Korçë.

Burime bëjnë me dije se janë plagosur Ergys Themelko, Erion Demolli, Lidi Meno dhe Renaldo Xhixho, pronar i servisit të makinave.

Tre personat e tjerë kanë dëmtime njëri në shpatull dhe krah, tjetri me plagë në fytyrë dhe ndërsa i katërti është lënduar më pak.

Shkaku i sherrit mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së bërë nga Xhixho, por mbetet për tu zbardhur pas deklaratave të personave të përfshirë në ngjarje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb