Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë një bashkëbisedim me qytetarët dhe mbështetësit në rrjetet sociale.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama u ka bë presion mediave në mënyrë që të mos flitej në lidhje me aferën Rama-Balluku, teksa këtë të fundit SPAK kërkon ta arrestojë për afera me tenderat.

Berisha u shpreh se kreu i qeverisë ka bërë një “grusht shteti” në mbrojtje të vetes, bashkëshortes Linda Rama por edhe ish-zv/kryeministres Balluku.

“Terror i narko-qeverisë mbi mediat që në shumicë zhdukën nga fjalori i tyre aferën tmerrshme Rama-Balluku. Mediat në Shqipëri në aktin më të turpshëm e më të papërgjegjshëm u përpoqën të bëjnë kauzë të përbashkët me çdo gjë tjetër, vetëm që të mbulojnë me grumbullin e fjalëve të tyre grushtin e shtetit që Rama bëri në mbrojtje të vetes, Ballukut dhe Lindave të tij”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb