Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
Sipas Berishës, Ergys Agasi merrte peng biznesmenë, ndërsa kryeministri Rama sipas tij ka dorëzuar lejet e ndërtimit klaneve të krimit përmes Adelajda Rrokos.
“Ka shndërruar në politikë zyrtare kanabisin dhe ka shndërruar policinë në lavatriçe gjigande të parave të krimit në Europë dhe botë. Ka dorëzuar klaneve lejet e ndërtimit me të famshmen Adelajda Rroko, zv e tij në çështjet e territorit dhe lejeve të ndërtimit, motër e dy vëllezërve të Suel Çelës, pasi është kapur në flagrancë me Agasine tij që për llogari të kunatit merrte peng biznesmenë në AKSHI-n e Lindave të tij, Rama kërkon të bindë ndërkombëtarët”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
java u karakterizua edhe nga një shpalosje e stilit enverist të qëndrimeve të Edi Ramës ndaj partnerëve tanë, të cilët ai i kërcënoi se mos përmendni drogën e Shqipërisë se keni drogën tuaj.
Ky akt i turpshëm ishte përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur veten e tij pasi hetimet e agjencive më serioze ndërkombëtare e nxjerrin atë si një kryetar të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Ndaj dhe u përpoq të mbrohet pasi i vëllai i tij qarkullon në dosjen Xibraka si eksponent kryesor i atij klani.
Pasi vetë ai ka pritur në zyrë përfaqësuesit e kartelit më të rrezikshëm në botë, Sinaloas së Meksikës.
Pasi ka dërguar me avion të posaçëm në Aruba, ministrat apo ka shkuar edhe vetë, këtë nuk mund ta them, për t’u takuar me trafikantë kryesorë.
Pasi ka emëruar ministrat të lidhur këmbë e kokë me trafiqet e drogës dhe i kanë kapur në flagrantë agjencitë e huaja.
Pasi ka shndërruar në politikë zyrtare mbjelljen e kanabisit në Shqipëri dhe ka shndërruar Shqipërinë në lavatriçen më gjigante të larjes së parave të krimit në botë.
Pasi ka dorëzuar territorin dhe lejet e ndërtimit këtyre klaneve me të famshmen Adelajda Roko, zëvendësen e tij në çështjen e territoreve dhe lejeve të ndërtimit, motër e dy vëllezërve, lejtnantë kryesorë të Suel Çelës.
Pasi është kapur në flagrancë me Ergys Agasin e tij që koordinonte bandat dhe kartelet, që për llogari të kunatit të tij merrte peng biznesmenë në AKSHI-n e Lindave të tij, tani Edi Rama mendon se do bindë shqiptarët duke sulmuar partnerët tanë.
Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë.
Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri.
Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj.
