Një ngjarje tragjike ka tronditur Castelguglielmon, në provincën e Rovigos në Itali, ku zjarrfikësit kanë nxjerrë nga një liqen artificial trupat e pajetë të një gruaje dhe të një fëmije rreth një vjeç.
Autoritetet ende nuk kanë sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie. Mediat vendase raportojnë se në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse.
Për të mbështetur kërkimet, një helikopter me zhytës profesionistë është dërguar në zonë për të kontrolluar ujërat dhe për të siguruar nëse ka persona të tjerë të përfshirë ose prova që mund të ndihmojnë hetimin.
