Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të shtunë, në njësinë nr.2; u shpreh se pagat në sektorin privat dhe publik janë rritur.

Gjithashtu ai theksoi se në fokus kanë qenë edhe pensionet, duke nënvizuar se çdo vit pensioni do të dyfishohet.  I ndalur te çmimet e naftës, Rama tha se ka ndikuar në rritjen e saj, lufta në Iran.

“Na janë krijuar mundësitë dhe kjo do të thotë që funksionon ekonomia dhe e mësuam besoj që ekonomia nuk është thjesht e lidhur me çfarë bëjmë ne këtu, por edhe me çfarë ndodh edhe larg nesh. E mësuam këtë ne pandeminë, me luftën në Ukrainë dhe po e shikojmë prapë me naftën që po ndikohet nga lufta në Iran. Nga ana tjetër kemi mësuar që ne nuk rrimë me duarkryq dhe të themi se shiko se kjo është situata. Sepse qoftë me pandeminë apo tërmetin që ndodhi, qoftë me luftën në Ukrainë, ne kemi bërë reagime që kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet, Jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë. Për naftën po përgatitemi për një ndryshim të madh. Shteti duke u futur e para të garantojë rezervat, dhe të ndikojë në çmimin e naftës duke e sjellë në parametra të arsyeshëm. Po përgatitemi që të fusim në tregun e naftës disa risi që kanë të bëjnë me kapacitete të reja teknologjike”, tha Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: