Një zjarr ka përfshirë një banesë në qytetin e Orikumit, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një defekt teknik.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe për të minimizuar dëmet. Nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
