Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, bëri të ditur të dielën se ka urdhëruar ushtrinë izraelite të zgjerojë zonën ekzistuese të sigurisë në jug të Libanit, duke paralajmëruar një ndryshim të thellë në situatën e sigurisë në rajon.
“Në këtë moment kam urdhëruar zgjerimin e mëtejshëm të zonës aktuale të sigurisë. Jemi të vendosur të transformojmë rrënjësisht realitetin në veri”, u shpreh Netanyahu në një deklaratë të regjistruar në video nga Komanda Veriore.
Ai theksoi se masa synon të forcojë mbrojtjen e Izraelit përgjatë kufijve veriorë, në një periudhë kur tensionet në rajon mbeten të larta.
Ndërkohë, situata në kufirin me Libanin vijon të jetë e brishtë, me përplasje të herëpashershme që kanë rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit.
