Presidenti Bajram Begaj, ka firmosur dy dekrete për ndryshime në drejtimin e Forca Ajrore e Shqipërisë.
Me Dekretin nr. 164, datë 30 mars 2026, Kreu i Shtetit ka vendosur lirimin nga detyra të Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo, si Komandant i Forcës Ajrore.
Ndërkohë, me Dekretin nr. 165, po të së njëjtës datë, Presidenti Begaj ka emëruar në këtë detyrë Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci, duke i besuar drejtimin e Forcës Ajrore.
