Avokati Sokol Hazizaj, i ftuar në News24 ka folur në lidhje me çështjen ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është zyrtarisht e akuzuar nga SPAK.

Hazizaj u shpreh se me zhvillimet që kanë shoqëruar rastin, çështja ndaj Ballukut është rënduar më shumë, se zhvelftësuar.

Sipas tij do të ishte më ndryshe nëse vetë subjekti Balluku do të kundërshtonte masat e sigurisë në GJKKO apo Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu ai u shpreh kritik me ndërhyrjen e kryeministrit në këtë rast, duke u shprehur se do të ishte më e drejtë dhe më normale nëse kreu i qeverisë nuk do të bënte “interlokutim” duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për “konflikte që nuk kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb