KOSOVË-Zv.kryeministri i Qeverisë së Kosovës, nga Lista Serbe, Branimir Stojanovi, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa, asnjëherë nuk ka biseduar me Aleksandër Jabllanoviçin për shkarkimin e tij.
Sipas tij, Jabllanoviç nuk e ka ndërmend të jap dorëheqjen dhe as nuk do të shkarkohet.
“Më asnjërin nga ne nuk ka biseduar askush për shkarkimin e Jabllanoviç”, ka thënë Stojanoviç për Klan Kosova.
Më tej, duke folur rreth gjigantit metalurgjik Trepça, ai ka thënë se nuk duhet përjashtuar mundësia që Trepça të jetë pjesë e dialogut në Bruksel.
(d.d/BalkanWeb)