Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti socialist Erion Braçe u shpreh se tregu i hidrokarbureve është një çështje e ndjeshme.

Gjatë fjalës Braçe theksi se duhet shembur modeli i tregut të hidrokarbureve që kërcënon. Braçe gjithashtu theksoi se Shqipëria ka çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në rajon.

‘Ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në rajon, flas pa taksa fare. E gjitha të çon që ta fokusosh vëmendjen në një element kyç që është modeli i tregut. Bordi i transparencë është keqkuptua si bordi që cakton çmimet, ai Bord duhet të bëjë transparencë që të gjithë të jemi të qartë ku e kemi problemin. Mbi të gjitha ajo që më bëri përshtypje ishin tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon në treg si kartel për , tone kërcënuese për të ndërprerë furnizimet, këto kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe natyrisht duam të marrim përgjigje duke e shembur modelin e tregut të hidrokarbureve që garanton  fitime me arrogancë dhe kërcënime nga operatorët në këtë treg”, tha Braçe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: