Një aksident është shënuar në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një grua teksa kjo e fundit po kalonte në vijat e bardha.

Si pasojë e përplasjes, e plagosura ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb