Analisti Ben Andoni nuk e sheh si surprizë deklaratën e Erion Braçes për të garuar për Tiranën.
Gjatë një analize në “News24”, ai u shpreh se Braçe ka gabuar pasi kandidaturat e hershme sipas tij janë të parat që eliminohen. Megjithatë ai thekson se Erion Braçe është pjesa e fundit e enturazhit të vjetër të PS që po reziston.
“Nuk mund ta quaj surprizë, por është e parakohshme, taktikisht mendoj që Brace ka gabuar sepse kandidaturat e hershme skaracitohen menjëherë. Parimisht mendoj që Brace është mundësia më e mirë e PS, jo Manastirliu. Pasi zonja Manastirliu e ka shumë të vështirë përballjen me publikun…Dhe kjo kërkon edhe aftësi manaxheriale, ndërsa zoti Braçe është ndryshe pasi është djali i këtij qyteti dhe ka rrahur çdo segment…PS në momentin që flasim ka më pak mundësi të paraqesë personalitete. Zoti Rama ka nuhatje të mirë, por tashmë zoti Rama nuk dëgjon më dhe kjo është fatkeqësi e njerëzve në pushtet. Rama ka nevojë të rri në pushtet, është e vërtetë që një njeri si Brace do i sjellë probleme, por duhet thënë që nëse merr atë post, kthehesh në vartës. Dhe besoj se do i bindet, pasi Bashkia e Tiranës, e ka të vështirë të mbijetojë pa pushtetin qendror. Por zoti Braçe është pjesa e fundit e enturazhit të vjetër të PS që po reziston. Një përpjekje po e bën zoti Malaj për të kërkuar Bashkinë e Vlorës…”, tha ai.
