Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kupën e Botës 2026. ‘Dardanët’ do të presin Turqi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ aty ku do të synohet të shkruhet historia. Kjo ndeshje përveç se ka rëndësi tejet të madhe sportive, ka gjithashtu peshë edhe në aspektin financiar për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
Në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, FFK-ja do të përfitonte hiç më pak se 9 milionë euro nga FIFA. Kjo shumë përfshin 1.3 milionë euro për të mbuluar shpenzimet e logjistikës në SHBA gjatë Kupës së Botës.
