Shikimi është një nga shqisat më të rëndësishme për jetën e përditshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën si punojmë, lëvizim dhe përjetojmë botën përreth nesh. Për këtë arsye, kujdesi për shëndetin e syve dhe zgjedhja e specialistit të duhur mbetet një element thelbësor për mirëqenien dhe cilësinë e jetës.
Dr. Nishant Taneja, okulisti i njohur indian dhe themelues i Indian Eye Institute & Laser Center në Tiranë, ka sjellë teknikat dhe teknologjitë më të avancuara në kirurgjinë e syrit. Prej gati 30 vite përvojë në oftalmologji, ai është vlerësuar gjerësisht për kontributin e tij në modernizimin e trajtimit të sëmundjeve të syrit dhe në zhvillimin e shërbimeve të avancuara oftalmologjike.

Ai konsiderohet një nga mjekët që ka transformuar kujdesin për shikimin duke sjellë në vend disa nga nën-specialitetet më të avancuara në oftalmologji, si kirurgjia vitreoretinale, kirurgjitë pediatrike të syrit dhe kirurgjitë e avancuara të glaukomës.
Dr. Nishant Taneja është gjithashtu pionier në përdorimin e teknikave moderne të teknologjisë së lartë në kirurgjinë okulare. Ndër to përfshihen vitrektomia pa sutura me shpejtësi ultra të lartë (Ultra High Speed Sutureless Vitrectomy), transplanti i iris-it, si dhe në 2024 teknologjia SMILE Pro për korrigjimin me lazer të shikimit, e realizuar përmes platformës ZEISS VisuMax 800, që sot konsiderohet “Gold Standard” për eliminimin e syzeve.

Nën drejtimin e Dr. Taneja, Indian Eye Institute & Laser Center vazhdon të jetë në pararojë të inovacionit teknologjik dhe trajtimeve moderne në kujdesin për shikimin.
Përveç aktivitetit klinik dhe kirurgjikal, Dr. Taneja është edhe autor i shumë publikimeve shkencore në fushën e oftalmologjisë dhe një mentor i përkushtuar për profesionistët e rinj. Gjatë viteve, ai ka mentoruar shumë okulistë dhe optometristë, duke kontribuar në zhvillimin profesional të specialistëve të kësaj fushe.

Ekspertiza e tij përfshin një gamë të gjerë trajtimesh dhe ndërhyrjesh kirurgjikale, duke përfshirë kirurgjitë e traumave okulare, operacionet komplekse të kataraktës, të gjitha llojet e kirurgjive refraktive për korrigjimin e shikimit dhe menaxhimin e glaukomës rezistente ndaj trajtimit.
Me përvojën dhe përkushtimin e tij profesional, Dr. Taneja është bërë një pikë referimi për shumë pacientë që kërkojnë zgjidhje të avancuara për problemet e shikimit.
Trashëgimia profesionale e Dr. Nishant Taneja nuk lidhet vetëm me trajtimin e sëmundjeve të syrit, por mbi të gjitha me ndikimin pozitiv që ai ka pasur në jetën e pacientëve. Prej 3 dekadash, ai ka fituar besimin dhe respektin e pacientëve përmes përkushtimit të tij ndaj një misioni të rëndësishëm: ruajtjes dhe përmirësimit të një prej dhuratave më të çmuara të njeriut – shikimit.
