Ebrahim Azizi , kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të rifitojnë aksesin në Ngushticën e Hormuzit dhe se që tani e tutje vetëm ata që përmbushin kushtet e Iranit do të lejohen të kalojnë nëpër Ngushticën me rëndësi strategjike.
“Trump arriti ndryshimin e regjimit, por për Ngushticën”, tha Azizi në një postim në X, duke shtuar: “Ngushtica patjetër do të hapet, por jo për ju. Do të jetë e hapur për ata që përmbushin ligjet e reja të Iranit”, shkroi ai, pa specifikuar se cilat ishin kushtet e reja.
“47 vitet e mikpritjes kanë mbaruar përgjithmonë”, shtoi ai.
Deklaratat e Azizit vijnë në përgjigje të njoftimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili më herët sot njoftoi se Britania do të presë nesër një samit të 35 vendeve për të diskutuar mënyrat për të rihapur Ngushticën.
