Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha pas ngritjes së shqetësimit nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu për deklaratën e ambasadës së SHBA-ve për çështjen e sigurisë, theksoi se Shqipëria nuk rrezikohet.
“Janë çështje që ministria e jashtme merren më mënyrë të posaçme, siguroj që ne i ndjekim me shumë vëmendje deklaratat e partnerëve tanë, jemi në kont me ata këtu dhe në Uashtington, jemi në kontakt me NATO-n. Dua të them vlerësimi që kemi sot, është që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar. Ka pasur një komunikim dje nga Kryeministria, duhet t’i qëndrojmë dhe për çdo gjë të re, ministria e jashtme apo ministritë e tjera do të informojnë në kanalet e duhur, natyrisht duke qenë në kontakt me Kryeministrin dhe Presidentin”, tha ai.
