Debate në Kuvend! Pas fjalës së Taulant Ballës, i cili ironizoi dhe sulmi deputetin e PD-së, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ky i fundit. Ai sulmoi kryeparlamentarin Niko Peleshi, duke e cilësuar si peng jo vetëm të Ramës, por dhe të “vrasësit të Xhavit Gurrës”. Ai nuk i kursehu ironitë dhe për Ballën. Sakaq, pasi Noka bllokoi foltoren, Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta pushim.

Peleshi: Zoti Noka po ju tërheq fjalën

Noka: S’po kërcet mua se ca tërheq ti. Tërhiq ato 60 mega në Kolonjë se ato të mbajnë peng. Nga ushtar i Ramës, je shndërruar në ushtar të vrasëses të Xhavit Gurrës, si ka ndodhur kurrë kjo që ka ndodhur. Të flasë këtu ne emër të popullit të maxhoranvës, 009, Toyota Yaris, dhe të përfaqësojë pushtetin dhe maxhorancën, ushtari i Suel Çelës, personi 009 që gjendet në dosjet që Britania e Madhe disponon në trafikun e drogës, apo në dosjet e Brukselit, kjo tregon se jeni katandisur në bandë. Ti më dhimbsesh, ai 60 megëshi ty do të tërheqë dhe do të zhburrnojë (I drejtohet Pelshit)
Peleshi: Po merrni masën e dytë disiplinore, s’mund të bëni asgjë me dhunë.
Noka: A të dogji? E vërteta nuk fshihet, mos harroni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: