Një debat i tensionuar është regjistruar në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë mes deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, dhe deputetes së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi.
Përplasja verbale mes dy ligjvënëseve ka degraduar në tone të ashpra, duke kaluar nga diskutimi politik në replika personale. Gjatë debatit, Muzhaqi i është drejtuar Vokshit me fjalët: “Si do të vinte ty po t’i thonin vajzës tënde atë që më the ti mua?”
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Vokshit, e cila i është përgjigjur me tone të larta: “Mos i përmend fëmijët e mi. Mbylle gojën. Fëmijët e mi mos mi përmend kurrë. Mbylle gojën. Pusho”.
Nga ana e saj, Muzhaqi ka vijuar replikën duke theksuar: “Ti mos m’i përmend prindërit”, ndërsa Vokshi ka reaguar sërish ashpër: “Fëmijët e mi në këtë grup të qelbur mos mi përmend. Mos guxo ta hapësh gojën”.
