Kryeministri Edi Rama në daljen e tij për mediat foli për procesin e integrimit europian. Gjatë fjalës së tij Rama nënvizoi se në momentin që Shqipëria bëhet pjesë e BE atëherë çdo shtetas shqiptar merr shërbime që sot nuk i merr dot si vendas.
“Nëse do kesh nevojë të marrësh shërbime shëndetësore, sot nuk e merr dot si vendas. Sot ikim pa vizë, por në momentin kur shkon për të kërkuar punë, je ilegal dhe ose do bësh një punë në të zezë, ose do të thonë ik kthehu. Pra ajo që i vjen Shqipërisë është e jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet. Kur hyn një anëtar i ri atje, vendet e reja mbështeten nga e gjitha familja europiane që të forcohen deri sa vjen momenti pastaj që të kontribuojë. Dhe më e rëndësishme është se vetëm atje fati i secilit dhe liritë e drejtat e secilit janë të garantuara nga institucionet.
