Nga rikthimi i bujshëm i Ernest Muçit në kombëtare deri tek aktivizimi me vonesë i tij. Trajneri Sylvinho mori shumë kritika pas humbjes me Poloninë, disfatë kjo që solli eleminimin në fazën e Play Off të Botërorit.

Legjenda e kombëtares, Klodian Duro, në një intervistë për Sport News në News 24, preku këtë temë.

Kryefjalë e këtij debati ishte Ernest Muçi, një lojtar që në fakt të ngjan, një 10-sh, lojtar me shumë klas. U aktivizua pak ndaj Polonisë, ndërsa u largua nga grumbullimi për arsye dëmtimi, por po stërvitet rregullisht me Trabzonspor dhe pritet të jetë në fushë ndaj Galatasaryt në fundjavë. A ka një çështje “Muçi” në Kombëtare? A po veprojmë keq me këtë talent?

Çështje Muçi mund të ketë për ne e pëlqejmë. Trajneri thotë që do ftoj ato që janë më në formë, kjo nuk ndodh te loja. Lojtari më në formë deri tani ka qënë Ernest Muçi, me minutazh të plotë te Trabzoni. Muçi mund t’i bëjë të gjitha rolet në ofensivë, kështu ka luajtur te klubi i tij. Trajneri Fatih Tekke i ka dhënë besim dhe diçka e tillë e ka përkthyer në gola. Nëse Muçi do e mbante pranë dhe do e aktivizonte në një fushë të njohur për të si ajo e Varshavës, me siguri do bënte mirë. Këtu Sylvinho këmbënguli shumë te mendësia e tij difensive.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: