Nëpërmjet një reagimi në Facebook, këshilltari për çështje ekonomike në PD, Dorjan Teliti ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimit të naftës. Ai thekson se çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon duke sqaruar se 60% e çmimit të naftës janë taksat e ‘çmendura’ dhe tarifa shtetërore.

Ndërsa pjesa tjetër prej 40 % e çmimit vendoset nga bursa dhe tregu i brendshëm oligopol i kontrolluar nga pak kompani.

Reagimi;

CMIMI I NAFTËS NË SHQIPËRI: 60% MONOPOL QEVERITAR, 40% OLIGOPOL “I LICENSUAR” NGA QEVERIA!

Aktualisht: 60% e çmimit të naftës janë taksat e cmendura dhe tarifa shtetërore. Pjesa tjetër prej 40% e cmimit vendoset nga bursa dhe tregu i brendshëm oligopol i kontrolluar nga pak kompani.

E thënë ndryshe, pjesën më të madhe nga cmimi i naftës e merr arka e shtetit, pjesën tjetër oligopoli i “licencuar” po nga vetë shteti.

Rezultati final dihet: cmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon.

Ky nuk është një treg i lirë, por një sistem i ndërtuar qëllimisht për të zhvatur sa më shumë para nga xhepi i qytetarit.

A do paguajmë edhe për shumë kohë për këtë model që vret ekonominë dhe varfëron shqiptarët?

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb