Në Barcelonë, pasi mbyllën çështjen e presidentit të ri, me Laporta-n që u konfirmua në krye të klubit, tani është radha të blindojnë, ose më saktë t’i japin zgjidhje përfundimtare edhe të ardhmes së Hansi Flick. Tekniku gjerman zbarkoi në Barcelonë në vitin 2024 duke firmosur një kontratë deri në 2027. Përpara se të zgjidhej presidenti, Laporta ishte i sigurt në lidhje me të ardhmen e Hansi Flick, por tani numri 1 i klubit sqaroi se ky diskutim është spostuar për në fund të këtij sezoni:

“Nuk është e nevojshme të diskutojmë tani, do ta bëjmë diçka të tillë me qetësi në fund të këtij sezoni. Nuk ka asnjë për t’u alarmuar në këtë pikë. Gjithçka është e vendosur kohë më parë, por mbeten për t’u formalizuar detajet dhe kohëzgjatja”, u shpreh Laporta.

Me sa duket kjo është një zgjedhje e trajnerit për të mbajtur ambientin të qetë në këtë pikë të sezonit ku ekipi i tij kërkon t’i bëjë një mbyllje të lavdishme pasi janë në krye të La Liga-s dhe në fazën çerekfinale të Champions League, aty ku do të përballen me Atletico Madrid.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb