Tjetër lajm i bujshëm te kombëtarja italiane, teksa duket se pal eleminimit ndaj Bosnjes, një seri largimesh kanë pushtuar “Azzurrët”. Kështu pas largimeve të Gravinas dhe Buffon, këtë të premte është njoftuar zyrtarisht edhe ndërpreja e bashkëpunimit me konsensuse mes Federatës italiane të futbollit dhe teknikut Xhenaro Gatuzo.
Një vendim i paralajmëruar që nga fundi i ndeshjes në Zenicë, por që vjen edhe në një moment të vështirë për federatën italiane, pas dorëheqjeve të Gabriele Gravina dhe Gianluigi Buffon. Në pritje të emrit të ri, drejtimin e përkohshëm mund ta marrë Silvio Baldini, i cili pritet të udhëheqë skuadrën në miqësoret e verës. Italia hap kështu një kapitull të ri, mes zhgënjimit dhe nevojës për rindërtim.
