Kreu i PR, Fatmir Mediu ishte sot i ftuar në “Programin e Drekës” në News24, me Ola Bruko, ku komentoi aktualitetin politik në vend. Mediu ka ngritur shqetësime për situatën në Kuvend dhe menaxhimin e çështjeve të sigurisë kombëtare.
Ai tha se Kuvendi ka dalë nga “binarët kushtetues” dhe po shfaq një sjellje të papërshtatshme për përfaqësuesit e qytetarëve. Mediu theksoi se një nga çështjet më urgjente është siguria, duke iu referuar paralajmërimit të Ambasada e SHBA në Tiranë për rreziqe të mundshme nga Irani.
Mediu kritikoi reagimin e mazhorancës, duke thënë se shqetësimet janë minimizuar si përpjekje për të përhapur panik. “SHBA ka dhënë një alarm për sigurinë dhe kjo duhet marrë seriozisht. Duhej një reagim i menjëhershëm dhe masa konkrete nga qeveria”, u shpreh ai.
Fatmir Mediu: Kuvendi ka dalë nga binarët kushtetues dhe është një sjellje e padenjë për deputetë. Elementi i parë është siguria qe qytetarëve dhe alarmi i Ambasadës së SHBA duhet të merret seriozisht. Kuvendi ka edhe një komision përkatës që merret me këtë çështje. Nisur nga ky shqetësim dhe mungesa e një koordinimi institucional prej dy ditësh, kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Dje në Kuvend mazhoranca na tha po përhapni panik. Pra, SHBA paskan dashur të hapin panik dhe këtë panik po e hapim ne.
SHBA ka dhënë alarmin për çështjen e sigurisë, duhet të kishte një reagim të qeverisë dhe masa. Nëse ne kemi të drejtën të kërkojmë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, na shfaqet si President.
Taulant Balla, na shfaqet po ashtu si kryeministër, si kryetar Kuvendi. Dhe të presësh çështjet e sigurisë në dorën e Taulant Ballës. Të presësh se çfarë do thotë Balla në parlament kjo është turp.
Nuk janë çështjet e sigurisë në dorë as të kryeministrit, as të Ballës, as të qeverisë, janë të të gjithë vendit. Pra nuk janë provë e kryeministrit dhe ministrive. Këshilli i Sigurisë është konsultativ.
Diskutohet dhe jepet një gjykim të Presidenti se si duhet të veprojë dhe masat që do merren.
