Analisti Ergys Mërtiri analizoi situatën politike në vend, si edhe deklatata e Braçes për të garuar për bashkinë e Tiranës
I pyetur për një mungesë të qëndrimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratat e Erion Braçe, analisti Mërtiri tha se kryeministri po përpiqet që ta menaxhojë situatën më sa më pak zhurmë.
Gjithashtu ai thekson se tashmë halli kryesor i Ramës është SPAK dhe Balluku dhe se ka po sakrifikon partinë.
“Rama nuk do t’i hedhë benzinë zjarrit, ai kërkon ta menaxhojë situatën me sa më pak kosto dhe tashmë synon që ta mbajë me sa më pak zhurmë sepse halli kryesor i tij është SPAK dhe Balluku. Rama ndjehet i kërcënuar nga arrestimi i Ballukut dhe tashmë po sakrifikon edhe partinë vetëm për të fokusuar investimin politike tek mbrojtja e Ballukut”, tha ndër të tjera ai.
