Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po synon të marrë nën kontroll ndërmarrjen shtetërore të naftës përmes personave të lidhur me të, duke paralajmëruar pasoja të rënda për sektorin.
Sipas Berishës, kjo ndërmarrje pritet t’i kalojë biznesmenit Ron Yefeti, për të cilin ai pretendon se është i lidhur me kryeministrin Edi Rama. Ai deklaroi se një veprim i tillë do të thotë që, në thelb, kontrolli do të përqendrohet në duart e vetë qeverisë.
Berisha paralajmëroi se kjo skemë rrezikon të çojë në falimentimin e ndërmarrjes, duke e krahasuar situatën me kompaninë ajrore Air Albania, për të cilën ai tha se është një shembull i keqmenaxhimit dhe mbulimit të humbjeve me para publike.
Sali Berisha: Duhet të marrë fund me çdo kusht taksimi 60 përqind i litrit të naftës.
Duhet të marrë fund kontrabanda qeveritare e naftës.
Të dashur miq, në vitin 2012, Shqipëria sipas statistikave të sotme, me gjysmën e numrit të automjeteve, zhdoganonte 300 mijë ton naftë më shumë se sa sot. Prodhonte rreth 200 mijë tonë në uzinën e Ballshit, të cilët këta e shndërruan në hekurishte.
Dhe vendi që nxjerr rreth 1 milion ton naftë, rezervat e Shqipërisë janë të sigurta, Shqipëria është vend naftëmbajtës, një vend që ka një fushë si Patos-Marinza, fusha më e madhe në Europë në tokë, është vend nafte.
Dhe atë e shndërruan në hekurishte, edhe atë uzinën e Ballshit, në vend që të merrnin masa dhe ta përmirësonin, e shndërruan në hekurishte.
Pra, është një problem shumë i mprehtë.
Çfarë do bëjë Edi Rama sot me futjen e shtetit, tani më thonë që ai paska zgjedhur Roni Yefetin. Roni Yefeti është tregtari i armëve i Edi Ramës me Ard Veliun.
Tani marr vesh që është Edi Rama.
Po the Ron Yefeti, thuaj Edi Rama njëlloj.
Këtij do t’ia dorëzojë ndërmarrjen shtetërore të naftës.
Domethënë do ta marr për vete Edi Rama.
Dhe një ditë prej ditësh, pasi të vjedhë dhe të vjedhë, do ta falimentojë si Air Albania.
Pra është një Sinan Idriz i dytë ky. Rama i mori përsipër borxhet.
