Fisnik Asllani po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Hoffenheim. Sulmuesi i Kosovës ka realizuar një eurogol në Bundesligë, në ndeshjen ndaj Mainz, e luajtur këtë të shtunë.

Në minutën e 23-të, topi përfundon në këmbët e Asllanit, i cili kordinohet mirë dhe me të majtën ia doli që të mposhtë portierin kundërshtar. 23-vjeçari numëron 9 gola dhe 5 asiste në 27 ndeshje të Bundesligës të luajtura deri më tani.

Futbollisti u aktivizua së fundmi edhe me Kosovën në Play Off, teksa në gjysmëfinale ndaj Sllovakisë shënoi gol, sakaq në finale vetëm shtylla e ndali.Nëse lojtari dardan vazhdon me këto paraqitje, nuk do jetë e largët dita kur ta shikojmë në një nga skuadrat më të mëdha në Europë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb