Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po protestojnë për gjuhën shqipe ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Igor Firkov duke i shkuar edhe poshtë zyrës.
“Mendoj që na dëgjoi Firkovi deri tani” tha njëri prej tyre i cili mori fjalën në podiumin e ngritur posaçërisht aty.
Studenti u shpreh se gjuha shqipe nuk negociohet pasi është identiteti i shqiptarëve dhe mënyra e si kanë mbijetuar në shekuj.
“Në 2026 nuk mendoja që studentët do të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre.
Por ja ku jemi. Duan studentët Firkov të japësh dorëheqjen, por përpara se të kemi studentë dhe profesionistë jemi shqiptarë.
Kur preket gjuha preket themeli ynë, shqipja është mënyra se si kemi mbijetuar dhe ardhur deri këtu. Shqipja nuk negociohet është identiteti ynë.
Gjuha është gjak, histori. Nuk lejojmë që shqipja të trajtohet si opsion, sepse është identitet.
Sot nga ky shesh themi se nuk ka barazi pa shqipe dhe të ardhme pa shqipe. Jemi këtu për këtë. Jo për sot por për nesër. Para ata që vijnë pas nesh sepse ne jemi brezi që nuk hesht apo dorëzohet, ne jemi brezi që flet shqip. Është amaneti i atyre që para nesh dhe përgjegjësia e atyre që do të vijnë pas nesh”, tha ai.
