Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka mbajtur një konferencë për mediat ku ka komentuar situatën e tensionuar me Iran, duke zbuluar se një informacion i brendshëm ka përfunduar në duart e Teheranit në lidhje me një nga pilotët e rënë.

Trump tha se një person ka zbuluar të dhëna që tregojnë se piloti i rrëzuar ishte ende në territorin iranian. Ai e konsideroi këtë një veprim të rrezikshëm që vuri jetën e pilotit në rrezik të madh dhe paralajmëroi se individi përgjegjës do të ndëshkohet.

“Duhet të gjejmë atë që nxori informacionin, ndoshta nuk e ka kuptuar plotësisht çfarë bëri, por ne do ta gjejmë. Ai që bëri këtë do shkojë në burg dhe kjo nuk do zgjasë shumë,” tha Trump.

Presidenti shtoi se misioni u vendos në një rrezik të madh dhe se shumë njerëz në Iran kishin shpresuar të përfitonin nga situata duke kapur pilotin, për të cilin, sipas Teheranit, u ofrua një “çmim”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb