Forcat e Armatosura Izraelite paralajmëruan iranianët këtë të martë që të ndalonin përdorimin e trenave, duke thënë se kjo mund të rrezikonte jetën e tyre.

Njoftimi erdhi përmes një mesazhi nga ushtria në rrjetin social X.

Qytetarë të dashur, për sigurinë tuaj, ju kërkojmë që nga tani deri në orën 21:00 sipas kohës iraniane, të përmbaheni nga përdorimi dhe udhëtimi me tren në të gjithë Iranin. Prania juaj në trena dhe pranë linjave hekurudhore rrezikon jetën tuaj.”, thuhet në njoftim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: