Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Sarandë. Mësohet se një 29-vjeçar, Gerald Papara është goditur me thikë. Si pasojë është shpallur në kërkim 19-vjeçari, Aleksandër Muçodemi i cili dyshohet se është autori i ngjarjes.
“Specialistët referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pas kallëzimit të shtetasit G. P., 29 vjeç. Ky i fundit pretendon se më datë 05.04.2026, në vendin e quajtur “Eukalipti”, në Sarandë, është goditur me mjet prerës (thikë) nga shtetasi A. M., duke pësuar dëmtime.”, thuhet në njoftimin e policisë.
