Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në SPAK ku u pyet për skandalin e AKSHI-t. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ndërsa ka dalë që aty pas rreth dy orësh.
Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në SPAK.
Dallëndyshe Bici u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti.
Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.
Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së u emërua Adriatik Kupi, i cili më parë ka mbajtur disa funksione si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
