Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në qelitë e paraburgimit, pasi Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë.
Beqaj gjatë seancës ofroi një garanci pasurore deri në 2 mln lekë të reja në këmbim të lirimit, por nuk iu pranua nga gjykata.
Avokati i tij Ermal Yzeiraj teksa iu referua një vendimi të gjykatës së Strasburgut tha se masa arrest me burg nuk është nuk është proporcionale dhe ka kaluar çdo afat procedural, ndërsa SPAK kundërshtoi kërkesën dhe këmbënguli që ish-zyrtari të mbahej në arrest.
Ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për koncesionin e Sterilizimit, ndërsa po shqyrtohet në seanca paraprake dosje penale për abuzimet me fondet e Agjencisë SASPAK.
