Nderi shqiptar ka fituar vëmendje në Mal të Zi. Përmes një filmi që po korr sukses në skenat ndërkombëtare, një familje myslimane shqiptare dhe një fëmijë I krishterë malazez, tregojnë një histori lufte e bese. Filmi malazez “Nderi” fitues I 20 çmimeve ndërkombëtare shfaqet në Tiranë. Ndërsa është kandidati zyrtar I Malit të zi për çmimet Oscar, filmi “Nderi’, ka në qendër një familje shqiptare dhe një fëmijë malazez në kohë lufte, dhe përçon, kodet zakonore shqiptare pa dallime religjioze.

Nikola Vukcevic, regjisor, tha se zanafilla ka qenë një legjende. “Filmi ka tregon historinë e një fëmije malazez të krishterë, i cili shkon në shtëpinë e një shqiptari mysliman, Nuredin Dokës, në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Fëmija ndiqet nga një njësi fashiste që rrethon shtëpinë e Dokës, duke kërkuar të vrasë fëmijë, por shqiptari, rrezikon familjen e tij për të mbrojtur atë fëmijë të panjohur, për shkak të kodit të nderit. Filmi u prit shumë mirë në Mal të Zi. Në Mal të Zi jetojnë shqiptarë e malazezë e të gjitha dallimet tona, janë pasuri e Malit të Zi. Edhe mënyra se si e pranojmë tjetrin, ashtu siç e tregon dhe kjo histori”, tha Vukcevic.

Filmi në Tiranë u shfaq nën Kujdesin e Qendrës Kombëtare Kinematografike. Me 20 mijë bileta te shitura në Mal te Zi, filmi bashkon aktorë të dy kombësive dhe po aq emra të njohur shqiptarësh. Gjuha që flitet në film është shqipja e Malit të Zi. Filmi do të vijojë të shfaqet për publikun në Tiranë, ndërsa më tej do të shfaqet sërish në Beograd dhe në Podgoricë në Mal të Zi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb