Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos iu përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar, u përpoq të largohej dhe përfundoi duke u përplasur me një automjet të parkuar.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. Drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
