Një video nga Bejruti po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke sjellë në mënyrë të gjallë terrorin që përjetojnë civilët mes luftës në Liban.
Protagoniste e pamjeve është një vajzë 13-vjeçare, e cila, ndërsa po bënte një shëtitje të qetë me të atin, fillimisht dëgjon dhe më pas sheh raketat izraelite që shpërthejnë në qiellin mbi qytet. Videoja është regjistruar me celular, ndërsa vajza përdorte filtra në Snapchat, pa e ditur se çfarë do të pasonte.
A Lebanese child with her little girl face filter suddenly found herself under Israeli bombs in Beirut. There are no words that can describe Israel’s terrorism pic.twitter.com/MHXUckFHMV
— Hadi (@HadiNasrallah) April 8, 2026
Në pamje dëgjohet zhurma e fortë e shpërthimeve, ndërsa ajo kthen kokën nga qielli. Pak sekonda më pas, kamera kap momentin e impaktit të raketave dhe shtëllungat e dendura të tymit që ngrihen mbi qytet.
Shpërthimet vijojnë njëra pas tjetrës, ndërsa e mitura vrapon drejt një ndërtese për të gjetur strehë. Mes lotëve dhe panikut, ajo dëgjohet duke thirrur me zë të lartë: “Babi, babi”, përpara se videoja të ndërpritet.
